Transport mallrash nga Zvicra në Kosovë
Nga Zvicra drejt Kosovë udhëtojnë çdo javë kamionë të transportuesve me të cilët punojmë. Ne nuk e kryejmë transportin vetë: e organizojmë. Marrim kërkesën tënde, gjejmë transportuesin që ka vend në datën që të duhet, dhe të kthejmë një ofertë të vetme me çmim total.
Zvicra ka një nga diasporat kosovare më të mëdha në Evropë, e përqendruar kryesisht rreth Cyrihut dhe Bazelit. Kërkesa për transport në këtë linjë vjen njësoj nga bizneset dhe nga familjet që dërgojnë sende drejt të afërmve — dhe pikërisht për shkak të distancës më të gjatë, grupazhi (kombinimi i disa dërgesave të vogla në një kamion) është zgjidhja më e zakonshme dhe më ekonomike këtu.
Çfarë transportohet zakonisht në këtë linjë
- Makineri, pajisje prodhimi dhe linja industriale
- Mobilje, pajisje shtëpiake dhe elektronikë
- Pjesë këmbimi dhe automjete në kamionë të mbyllur
- Mallra tregtare për dyqane dhe depo
- Sende personale dhe transferime shtëpie nga diaspora
- Ngarkesa të pjesshme që kombinohen me dërgesa të tjera
Pyetje të shpeshta
Sa shpejt mund të niset malli?
Zakonisht brenda 2 deri 5 ditësh pune nga konfirmimi, sipas rrugës dhe ngarkesës. Na thuaj datën dhe planifikojmë sipas saj.
A i keni kamionët tuaj?
Jo. Transportin e organizojmë me transportues nga rrjeti ynë dhe mbetemi kontakti yt i vetëm gjatë gjithë kohës.
Po dogana?
Dokumentet e tranzitit i mban transportuesi. Zhdoganimin e bën agjenti yt doganor; ne koordinohemi me të që kamioni të mos presë.
Si e marr çmimin?
Dërgo kërkesën më poshtë. Të kthejmë përgjigje me telefon ose WhatsApp me një ofertë me çmim total. Pa detyrim.
