Transport mallrash nga Italia në Shqipëri

Nga Italia drejt Shqipëri udhëtojnë çdo javë kamionë të transportuesve me të cilët punojmë. Ne nuk e kryejmë transportin vetë: e organizojmë. Marrim kërkesën tënde, gjejmë transportuesin që ka vend në datën që të duhet, dhe të kthejmë një ofertë të vetme me çmim total.

Italia është historikisht partneri tregtar më i madh i Shqipërisë — shumë biznese shqiptare të tekstilit dhe këpucëve prodhojnë me porosi (faso) për marka italiane, prandaj linja Shqipëri–Itali është ndër më aktivet për ngarkesa të rregullta biznesi. Shumë transportues në këtë linjë përdorin trajektet nga Durrësi drejt Barit apo Ankonës, çka e shkurton dukshëm kohën krahasuar me rrugën tokësore rreth Ballkanit.

Çfarë transportohet zakonisht në këtë linjë

  • Makineri, pajisje prodhimi dhe linja industriale
  • Mobilje, pajisje shtëpiake dhe elektronikë
  • Pjesë këmbimi dhe automjete në kamionë të mbyllur
  • Mallra tregtare për dyqane dhe depo
  • Sende personale dhe transferime shtëpie nga diaspora
  • Ngarkesa të pjesshme që kombinohen me dërgesa të tjera

Pyetje të shpeshta

Sa shpejt mund të niset malli?

Zakonisht brenda 2 deri 5 ditësh pune nga konfirmimi, sipas rrugës dhe ngarkesës. Na thuaj datën dhe planifikojmë sipas saj.

A i keni kamionët tuaj?

Jo. Transportin e organizojmë me transportues nga rrjeti ynë dhe mbetemi kontakti yt i vetëm gjatë gjithë kohës.

Po dogana?

Dokumentet e tranzitit i mban transportuesi. Zhdoganimin e bën agjenti yt doganor; ne koordinohemi me të që kamioni të mos presë.

Si e marr çmimin?

Dërgo kërkesën më poshtë. Të kthejmë përgjigje me telefon ose WhatsApp me një ofertë me çmim total. Pa detyrim.